Financat shqiptare, komisioni i ligjve – (24 Janar 2000)


Financat shqiptare, komisioni i ligjve – (24 Janar 2000)

18:41 24/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Alarmohen Financat Shqiptare. Faktet e publikuara nga drejtues të opozitës, e kanë detyruar kreun e komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave, Arben Malaj, të kërkoj informacion nga institucionet financiare. Nesër paradite kryefinancieri Anastas Angjeli dhe guvernatori i bankës Shkëlqim Cani, do të japin shpjegime në këtë komision, për garancitë bankare që ju jepen klientëve të bankave shtetërore edhe pas privatizimit të tyre. Bankës Shqiptare i janë kërkuar komente edhe përsa i përket p/ligjit për parandalimin e pastrimit të parave të propozuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të ligjeve u diskutua dokumenti strategjik i mbrojtjes. Ekspertët ushtarakë theksuan se ushtria shqiptare ka nevojë për paisje dhe armatim ushtarakë modern dhe rinovim të moshës së oficerëve. Riorganizimi dhe motivimi i ushtrizë do të ndikoj në përshtatjen e saj me strukturat e Natos./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme