Financimet e Bankës Botërore – (2 Gusht 1999)


Financimet e Bankës Botërore – (2 Gusht 1999)

11:20 02/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Banka Botërore shton financimet e saj për Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Pas krizës kosovare kjo bankë ka shtuar edhe pesë million dollarë në ndihmë të infrastrukturës lokale. Kjo shumë që administrohet nga fondi shqiptar i zhvillimit do të përdoret në pesë projektet që përfshijnë infrastrukturën, zhvillimin rural, zhvillimin e komuniteteve lokale, punimet në komunitet etj. Këtë e kanë deklaruar sot në një konferencë për shtyp drejtuesit e këtij fondi.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit pas shtat vjetësh punë është shtrirë në 36 rrethe të vendit ku janë trajtuar 623 nënprojekte. Ndërkohë sipas drejtuesve të Fondit në vazhdim prioritet do ti jepet infrastrukturës rurale dhe urbane ku deri tani është ndërhyrë në 35 rrethe e 200 komuna, e 390 fshatra. Kështu Banka Botërore në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë vendosur të vazhdojnë financimet për projektet e ndërtimit dhe rehabilitimit të infrastrukturës lokale që është në shërbim të drejtpërdrejt të popullsisë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme