Firma “Deloit&Tush”: Kreditorët shqiptarë do të marrin paratë e tyre në masën 10%! (06 Nëntor 1998)
Kreditorët shqiptarë jo të paktë në numër, do të mund t’i marrin lekët e tyre vetëm pas muajit Mars të vitit që vjen. Këtë e ka deklaruar kryeadminsitratori i “Deloit& Tush”, Robert Kamerun. Sipas tij kreditorët do të mund të marrin lekët e depozituara vetëm në masën 10%. Lidhur me hetimet e Prokurorisë të cilat synojnë gjetjen e shumave të mëdha në ndonjë bankë të huaj, administratori Kamerun tha se po pret me shumë kureshtje raportin përfundimtar të hetimeve. Deri tani theksoi Kamerun, nuk na është raportuar gjë por nëse gjenden paratë, ata sërisht do t’u kthehen njerëzve , megjithatë ai përsëri shfaq dyshime nëse kjo gjë bëhet realitet. “Deloit& Tush”do të vazhdojë të operoje në Shqipëri por në të ardhmen synohen që financierët shqiptarë të trajnohen deri sa të jenë vetë ata përfaqësuesit e administrimeve.
Pamje kryeadministratori i “Deloit&Tush” Kamerun, pamje nga tenderat e shitjes së aseteve të firmave./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili