Firma italiane shtron për pesë ditë rrugën e “Kavajës” – (16 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
5 ditë iu deshën firmës italiane për të shtruar rrugën e “Kavajës”, në të dy krahët e saj. 200 mijë dollarë arriti investimi për shtrimin e kësaj rruge kryesore të kryeqytetit. Ishte iniciativa e Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike, që arriti të sjellë këtë firmë, e cila ka një kosto shumë më të lirë në shtrimin e rrugëve.
Është hera e parë që kjo mënyrë e shtrimit të rrugëve, përdoret në vendin tonë. Duke parë shpejtësinë e punës me 1.5 kilometra në ditë, kursimin e bitumit dhe koston e lirë, Bashkia e Tiranës, mendon që po me anë të kësaj firme të shtrojë dhe rrugë të tjera në Tiranë./tvklan.al