Firmat Piramidale , administratori Green konferencë (15 Dhjetor 1998)
Vetëm 1 milionë dollarë janë grumbulluar deri më tani nga shitja në ankand e pronave të 5 firmave piramidale “Vefa”, “Kamberi”, “Silva”, “Cenaj” dhe ” M.Leka”. Në llogaritë bankare të ngrira të këtyre 5 firmave aktualisht ndodhen rreth 10 milionë dollarë në dallim me deklarimin e bërë për 11 milionë dollarësh në momentin e ngrirjes së llogarisë bankare një vit më parë.
Taksimin e shumës prej 1 milionë dollarësh, Greeen një nga administratorët e “Deloit&Tush”, e justifikoi me një pjesë të rrogave të punonjësve me investimet që janë bërë në disa biznese që rezultojnë me fitim. Likujdimi mbetet e vetmja mënyrë për të shlyer kreditorët tha Green. I pyetur nga gazetarët për sasinë e parave që do t’u kthejnë kreditorëve, Green nuk dha asnjë shifër. Ai u mjaftua me deklaratën se shuma e kthimit të parave do të jetë modeste./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame