Firmoset fletëarresti për Sokol Koçiun (19 Shkurt 2001)
Firmoset fletëarresti për Sokol Koçiun i cili është shpallur në kërkim nga policia për implikim në rrjetin ndërkombëtar të kokainës. Ish oficer i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme akuzohet zyrtarisht për këtë çeshtje që po gjykohet në 7 shtete të botës. Fotoja e tij është shpërndarë sot në gjithë komisariatet e Shqipërisë. Bashkë me të është shpallur kërkimi dhe për Mentor Hadërgjonaj pronar i një lokali në qendër të Tiranës.
Koçi dhe Hadërgjonaj janë akuzuar për bashkëpunim dhe lidhje të ngushta biznesi me njëri-tjetrin, por dhe si bashkëpunëtor të kapove të pjesës shqiptare të kartelit të kokainës, Durda dhe Bërballa. Mbrëmë forcat speciale të policisë kanë shkuar në banesën e Koçiut me fletë arresti në dorë pa mundur t’a ekzekutojnë dot atë.
Burime zyrtare të Ministrisë së Rendit i thanë Tv Klan se Koçiu ka arritur t’i shpëtojë arrestimit rreth orës 23:00 në banesën e tij në Tiranë vetëm në momentet e fundit. Megjithatë policia ka zhvilluar kontroll në banesën e Koçiut dhe më pas ka arrestuar shoferin e tij Elton Kumi. Ai akuohet se kishte dijeni për rrethanat e krimit për të cilën akuzohet Koçiu./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego