Firmoset marrëveshja midis KESH dhe Policisë së Shtetit – (9 Mars 2001)


Firmoset marrëveshja midis KESH dhe Policisë së Shtetit – (9 Mars 2001)

20:17 09/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Drejtori i KESH Dritan Prifti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Bilbil Mema, nënshkruan një marrëveshje. Kjo marrëveshje ka të bëjë me mënyrat e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve. Drejtori i KESH-it Dritan Prifti tha:

Dritan Prifti, Drejtor i KESH:- “Me drejtorin e përgjithshëm të policisë, sot kemi firmosur një marrëveshje, midis drejtorisë së policisë dhe KESH-it, ku vendosim për mënyrën e bashkëpunimit, midis dy institucioneve tona”,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bilbil Mema, i cili theksoi ndihmën e madhe, që policia do t’i japë KESH-it tha:

Bilbil Mema:- “Policia e Shtetit ndjen detyrim, që të mbështes KESH-in për të realizuar detyrat e veta. Nga ana tjetër, jemi dhe qytetarë, që po e ndjejmë që mund të mbështesim KESH-in për të realizuar disa detyra të cilat kanë sjellë herë pas here në vendin tonë edhe kriza”.

Më pas ai theksoi, se kjo akt marrëveshje është bazë dhe mbi bazën e kësaj do të ndërtohen programe pune në të gjithë vendin. Kjo akt marrëveshje do të ketë efekt shumë të ndjeshëm, për shoqërinë dhe shtetin shqiptar, përfundoi Mema./tvklan.al






Të ngjashme