“First man” hap Festivalin e Venecias


“First man” hap Festivalin e Venecias

15:15 21/07/2018

“First man”, me regji të Damien Chazelle, do të jetë filmi hapës i Festivalit të Filmit në Venezia, që zhillohet nga data 29 Gusht deri më 8 Shtator.

Filmi tregon jetën e njeriut të parë që preku henën, legjendarit Neil Armstrong dhe përqendrohet në vitet 1961 deri në 1969, kohë në të cilën Armstrong nga adoleshent bëhet fillimisht baba dhe pastaj nis misionin drejt hënës.

Edhe kësaj here, si për të plotesuar dëshirën e të gjitha vajzave, autori i filmit romantik “La la land”, i vlerësuar me 6 çmime Oscar në 2016, rolin kryesor ia ka besuar Ryan Gosling. Në krah të Gosling është Claire Foy dhe Jason Clarke. Filmi shfaqet në vigjilie të 49 vjetorit të uljes së Apollo 11 në planet.

Tv Klan






Të ngjashme