Firuzja e “Sulejmanit” bën bujë në media
Cansu Dere, e njohur për publikun shqiptar si “Firuze” te “Sulejmani i Madhërishëm”, kohët e fundit ishte larguar nga ekranet.
Aktorja e suksesshme turke, ka dhënë lajmin që do të kthehet se shpejti me një rol të ri, por ajo që ka bërë më shumë bujë në media, janë fotografitë e saj në rrjetet sociale.
39-vjeçarja, duket se i beson shumë bukurisë së saj natyrale dhe kohët e fundit ka postuar fotografi të veta pa make-up në fytyrë. Ajo u vlerësua shumë nga fansat e saj dhe mori mjaft komente pozitive për zgjedhjen e saj që të duket sa më e natyrshme.
Cansunë, së shpejti do ta shohim në rolin kryesor të serialit shumë të njohur në botë “Doctor Foster”, partneri i saj në këtë projekt do të jetë aktori i njohur turk Caner Cindoruk. Seriali “Doctor Foster” është fitues i çmimeve BAFTA, dhe pas licencës së marrë nga Turqia, do të vijë si prodhim i BBC Studios dhe prodhuesit më të madh turk të telenovelave Medyapim./tvklan.al