Fishekzjarret, loja e preferuar e fëmijëve në prag festash (22 Dhjetor 2000)
Ky është refreni që përsëritet çdo vit në prag të festave të Vitit të Ri. Janë kapsolla dhe fishekzjarre që hidhen kudo nëpër tregje, rrugë dhe kështu bëhen shqetësuese për qytetarët tiranas. Çmimet e tyre variojnë nga 500 deri në 800 lekë të reja, por për fëmijët krismat që lëshojnë fishekzjarret tashmë janë bërë një lojë mëse normale që nuk i njeh kufinjtë e çmimeve. Tregtarët pohojnë se shumica e këtyre fishekzjarreve janë kontrabandë ndërkohë që vitet e shkuara ka pasur vendime të policisë për ndalimin e tregtimit të tyre. Gjëja që shqetëson më shumë është fakti se edhe brezi i ri po mësohet çdo vit e më shumë me këto krisma./tvklan.al