Fitojnë ekipet e kreut
Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën në sfidën e luajtur në “Zeqir Ymeri”.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, duke i dhënë mundësinë Kukësit të qëndrojë në krye. Tirana që ka harruar të fitojë në kampionat është ende e rrezikuar nga rënia një kategori më poshtë.
Partizani nuk bën hap fals duke mundur 5 – 1 Teutën. Një fitore që nisi që në pjesën e parë, ndërsa me kalimin e minutave në të dytën durrsakët u doërzuan plotësisht. Një gol ishte pak të ndryshuar rezultatin.
Skënderbeu fitoi po 5 – 1 në fushën e Laçit. Ekipi kurbinas mbetet në zonën e rënies nga kategoria. Një sfidë e zotëruar nga korçarët që nuk heqin dorë kollaj nga titulli.
Të shtunën Luftëtari mundi 4 – 0 Korabin duke rimarrë vendin e katërt, ndërsa Flamurtari siguroi pikë të vlefshme për mbijetesën me suksesin 2 – 0 me Vllazninë.
Tv Klan