Fitojnë Gjermania dhe Anglia


Fitojnë Gjermania dhe Anglia

10:01 09/10/2016

Gjermania vijon të zotërojë Gupin C, kualifikues të Kupës së Botës. Skuadra e Joachim Low mundi Çekinë 3 – 0 në Hamburg. Dy gola të Muller dhe një i Kroos e mbajnë Gjermaninë në krye të renditjes me pikë të plota.

Fitore surpizë e Azerbajxhanit 1 – 0 me Norvegjinë që është vetëm një pozicion poshtë Gjermanisë për shkak të golavarazhit.

Në Grupin F fitorja 2 – 0 me Anglisë ndaj Maltës e mban në vendin e parë. Ekipi drejtohet povizorisht nga Southgate, pas largimit të Allaradyce.

Një ndeshje e luftuar deri në fund ishte ajo mes Polonisë dhe Danimarkës. Në Varshavë vendasit fituan me rezultatin 3 – 2.

Lewandowski ishte vendimtar me golat e tij që e mbajnë Poloninë në të njëjtën kuotë pikësh me Malin e Zi dhe Rumaninë në Grupin E. befasi me Sllovakinë që mbetet ende pa pikë pas humbjes 1 – 0 në fushën e Sllovenisë./TV KLAN






Të ngjashme