Fitojnë Japonia dhe Senegali


Fitojnë Japonia dhe Senegali

19:59 19/06/2018

Japonia dhe Senegali e nisën me fitore Botërorin. Përfaqësuesja aziatike befasoi Kolumbinë që e mundi me rezultatin 2 – 1 në sfidën e luajtur në Saransk. Amerikanojugorët mbetën shumë shpejt me 10 futbollistë në fushë, pasi Carlos Sanchez u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali me dorë një top që po i drejtohej portës.

Kagawa ktheu në gol penalltinë, por Quintero barazoi rezultatin para pushimit. Në pjesën e dytë Japonia pati më shumë mundësi shënimi dhe në minutën e 73’ ishte Osako, i cili realizoi golin që solli 3 pikët.

Sukses edhe për Senegalin në start, po me rezultatin 2 – 1. Skuadra afrikane mundi Poloninë në përballjen e luajtur në Moskë. Një lojë më kërkuese e ekipit të Niang, i cili realizoi edhe golin që vendosi takimin. Polakët u zgjuan vonë për të përmbysur rezultatin. Me këto sfida përfundoi xhiro e parë e takimeve në grupe.

Tv Klan






Të ngjashme