Fitojnë kundërshtarët e Shqipërisë


Fitojnë kundërshtarët e Shqipërisë

16:45 04/06/2016

Kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2016, Zvicra dhe Rumania bindën në miqësoret e zhvilluara të premten. Përfaqësuesja zvicerane mundi me rezultatin 2 – 1 Moldavinë në sfidën e luajtur në Lugano.

Një ndeshje e vendosur nga futbollistët me preardhje shqiptare, pasi shënuesit ishin Xhemaili e Mehmedi dhe për golin e dytë pasimin e dha i riu Tarashaj. Në përfundim të takimin trajneri Vladimir Petkovic u shpreh i kënaqur me gjendjen e ekipit të tij dhe tha se janë përgatitur mirë fizkisht dhe se kjo do të vërehet edhe në takimin me Shqipërinë.

Rumania ishte e papërmbajtshme përballë Gjeorgjisë. Pas humbjes me Ukrainën u kthye te fitorja, 5 – 1 përballë publikut të saj në Bukuresht.

Lojtarët rumunë treguan forcën e tyre që në fillim, madje edhe goli i gjeorgjianëve ishte një autogol i vendasve. Megjithatë rivali i Rumanisë ishte i një niveli të dobët, pasi renditet në vendin e 137 në klasifikimin e FIFA-s.

Tv Klan

 






Të ngjashme