Fiton Roma, Interi dhe Atalanta
Roma i afrohet sërish vendit të parë. Fiton 2-0 fushën e Crotones. Kryeqytetasit e dominuan takimin. Në pjesën e parë Edin Dzeko humbi një 11-metërsh që u fitua nga Salah. Naingolan në fund të pjesës së parë realizoi golin e avantazhit. 13 minuta nga përfundimi i takimit, i gjendur në vendin e duhur në momentin e duhur boshnjaku Dzeko ndreqi gabimin e penalltisë duke shënuar golin e dytë.
2-0 fitoi edhe Inter në San Siro ndaj Empolit. Golat u shënuan nga Eder në minutën e 15 dhe Candreva, i cili u servir po nga Eder.
Atalanta fitoi në Palermo 3-1 duke thelluar krizën e skuadrës siçiliane. Me këtë fitore skuadra e Etrit Berishës ngjitet në vendin e 5 të renditjes që do të thotë pjesëmarrje në UEFA Europa League./Tv Klan