Fitore me përmbysje për Skënderbeun
Skënderbeu fitoi me përmbysje 2 – 1 në fushën e Kamzës, duke ruajtur distancën me ndjekësit. Golit të Filit të pjesën e parë iu kundërpërgjigj dy herë Vila në të dytën. Një fitore e rëndësishme e arritur në një moment të vështirë për Skënderbun, pasi UEFA po kërkon një tjetër dënim.
Flamurtari u kthye te fitorja. Ekipi vlonjat mundi Lushnjen e vendin të fundit me rezultatin 2 – 0. Bicaj dhe Alves janë autorët e golave të realizuar gjatë pjesës së dytë. Laçi barazoi 2 – 2 me Luftëtarin në shtëpi.
Të dy ekipet e mbyllën me një lojtar takimin për shkak të kartonëve të kuq, por kurbinasit u ndëshkuan që në minutën e 14’. Superliga do të zhvillojë të hënën ndeshjet e mbetura të javës së 20.
Tv Klan