Fitorja me Lichtenstein, Panucci: Patëm vështirësi në sulm


Fitorja me Lichtenstein, Panucci: Patëm vështirësi në sulm

23:50 02/09/2017

Fitoren e parë ia ka dedikuar skuadrës. Christian Panucci në konferencën për shtyp nuk dëshiron të veçojë asnjë prej futbollistëve duke i cilësuar të gjithë seriozë në fushë.

“Në pjesën e parë gabuam në disa zgjedhje dhe nuk arritëm të kalonim në avantazh edhe pse mbajtëm 73% topin. Megjithatë rëndësi ka të bëjmë gol dhe shfaqëm shumë vështirësi për të shkuar tek porta. Nuk ishte e lehtë pak edhe për fajin tonë për shkak të zgjedhjeve që bëmë por edhe sepse Lihtenshtein mbyllej shpejt në mbrojtje. Të gjithë luajtën mirë, Lihtenshtejni nuk goditi asnjë herë në portë. Në mesfushë rikuperuan topa, në sulm krijuan raste dhe i bëj komplimente gjithë skuadrës”,

thotë ai.

Edhe pse ndeshje jo e lehtë, Elseid Hysaj vlerësoi skuadrën për lojën e krijuar dhe rastet në pjesën e parë.

Kombëtarja nuk do të ketë kohë të festojë pasi do të nisë menjëherë përgatitjet për ndeshjen me Maqedoninë. Tv Klan

 






Të ngjashme