Fituesi i Eurovizionit kryen transplant zemre


Fituesi i Eurovizionit kryen transplant zemre

23:50 11/12/2017

Fituesi portugez i eurovizionit Salvador Sobral ka kryer transplantin e zemrës. Prej muajsh ai ishte në një terapi derisa dhuruesi u gjet dhe këngëtari mund të jetojë.

Transplanti u krye në spitalin e “Lisbona Santa Cruz”, në Portugali. Mediat  vendase tregojnë se 27-vjecari është në gjendje të mirë shëndetësore, por do t’i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg nga skena.

Salvador Sobral ka bërë të ditur se kishte nevojë për transplant zemre që në muajin muaj gjatë Eurovizionit në Kiev.

Klan Plus






Të ngjashme