Fjalimi i Ilir Metës pas votimit (5 Nëntor 1999)


Fjalimi i Ilir Metës pas votimit (5 Nëntor 1999)

14:20 05/11/1999

Kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi pas rezultatit të votimit ku kanë votuar 109 deputetë pro dhe asnjë kundër e asnjë abstenim, thotë që miratohet programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e Këshillit të Ministrave paraqitur nga Kryeministri Ilir Meta. Në emrat e thirrur u vu re se mungonin deputetët e opozitës. Kryetari Kuvendit Gjinushi shpalli këtë rezultat:

“Atëherë rezultati i votimit është ky. Me 109 vota pro kanë votuar 109 deputetë me asnjë votë kundër, asnjë abstenim miratohet programi politik i këshillit të ministrave paraqitur nga kryeministri Ilir Meta.”

Dëshiroj të theksoj edhe një herë tjetër se vlerësoj shqetësimin tuaj i cili është edhe shqetësimi im si kryeministër edhe i qeverisë sime , edhe i Opozitës, edhe i opinionit publik, edhe i partnerëve ndërkombëtar se forcimi i mëtejshëm i rendit, imponimi i ligjit jo me brutalitet po duke u bazuar pa asnjë kusht tek Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht lufta pa kompromis kundër korrupsionit, të kësaj semundje me përmasa shqetësuese por jo të pashërueshme, jo të pa atakueshme. Këto dy prioritete janë të domosdoshme për ti hapur rrugën të gjitha reformave të tjera për zhvillimin më të shpejtë të vendit dhe për arritjen e një integrimi sa më shpejtë euroatlantik dhe për të përfituar sa më shumë nga Pakti i Stabilitetit. Po kështu unë këtu dëgjova edhe shumë diskutime spekulative të cilat në rastin më të mirë kanë të bëjnë me mosnjohjen e programit që unë kam paraqitur dhe me mosdëgjimin e fjalës që unë mbajta dje në Parlament dhe në rastin tjetër i cili gjithashtu është normal për një pjesë të papërgjeshme të opozitës sonë nuk do të vazhdojmë të lodhemi për të nxitur dialogun politik, ne nuk kemi kohë për të humbur, dhe nuk kemi kohë për të pritur ato politikanë të papërgjegjshëm që kanë treguar se nuk janë lojalë me ligjet dhe institucionet e shtetit demokratik që duam të ndërtojmë në të mirë të të gjithë shqiptarëve” – tha në fjalimin e tij kryeministri Meta.






Të ngjashme