Fjalimi i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Paskal Milo (26 Korrik 1999)


Fjalimi i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Paskal Milo (26 Korrik 1999)

11:39 26/07/1999

Fjalimi i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë zotit Paskal Milo.

Paskal Milo: Dhe unë besoj se ky është dhe mesazhi që jepet nga dokumenti i miratuar nga takimi “Miqtë e Shqipërisë.” Padyshim edhe një herë kërkoj të nënvizoj se Qeveria Shqiptare ka përgjegjësinë e parë kryesore për rendin, stabilitetin, sigurinë në vend. Projekte të tjera që ne kemi rënë dakort me fqinjët tanë për të paraqitur dhe do t’i paraqesim në
Sarajevë, janë projekte të përbashkëta energjitike për të krijuar rrjetin energjitik rajonal përmes shtrirjes të linjave elektrike me kilovatë të ndryshme nuk është vendi të them sa kilovat. Kemi rrjetin hekurudhor me vendet fqinje me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Greqinë. Kemi gazsjellësin tashmë të njohur që vjen nga Algjeria në Itali, kalon në Shqipëri dhe pastaj në Greqi. Kemi korridorin Veri-Jug dhe ju lutem meqë jeni këtu mos e identifikoni korridorin Veri-Jug dhe Korridorin 10. Kush e ka bërë këtë e para e ka bërë se nuk ka patur informacionin e duhur dhe ndokush mund ta ketë bërë me qëllim për të ngatërruar për efekte politike dhe akuzash në Shqipëri. Koridori 10 s’ka të bëjë fare me Koridorin Veri-Jug, janë dy koridore krejt të ndryshme. Koridori 10 është një koridor i supozuar që mund të vijë nga Beogradi, zbret në Shkup shkon në Athinë. Dhe këtë Koridor Shqipëria as nuk ka asnjë interes, as nuk e ka mbështetur dhe as nuk do ta mbështesë. Koridori Veri-Jug është një koridor tjetër. Ju kam folur një herë për këtë është në projektet prioritare të Qeverisë Shqiptare tashmë ja ju kam dëshmuar dhe që ne po punojmë per ta zbatuar./tvklan.al






Të ngjashme