Flakën Zonjës së Parë, bëma e radhës nga Juncker (Video)


Flakën Zonjës së Parë, bëma e radhës nga Juncker (Video)

11:55 12/04/2019

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, ka bërë gafën e radhës. Pak kohë më parë quajti diktator Kryeministrin hungarez Viktor Orban, u prezantua në konferencë për shtyp me dy këpucë të ndryshme dhe nuk mohoi se kishte shoqëruar mëngjesin me konjak, ish-Kryeministri i Luksemburgut tashmë ka thyer dhe njëherë protokollin: duke rrezikuar t’i vërë zjarrin një Zonje të Parë.

Ngjarja ndodhi në Ruandë ku Juncker ishte ftuar për të marrë pjesë në 25 vjetorin e luftës civile në vend, ku mbetën të vrarë më shumë se 1 milion persona. Lufta u zhvillua mes dy etnive dominuese në vend Tutsi dhe Hutu.

Ceremonia parashikonte që Presidenti i Komisionit Europian të ndizte dhe ai “Dritën e Kujtimit” me anë të një pishtari. Gjithçka shkoi mirë, deri kur Junker u përpoq ta ulte poshtë, duke e zhvendosur në mënyrë të rrezikshme drejt fytyrës së Jeannette Kagame, bashkëshortes së Presidentit të Ruandës, Paul Kagame.

Një agjente e sigurisë ndërhyri menjëherë duke ia hequr pishtarin nga duart para se të ndodhte diçka më e rëndë.

/abcnews.al






Të ngjashme