Flamur Avdyli reagon live në “Opinion” për akuzat ndaj familjes së tij
Vangjush Dako dhe përgjimet e trafikantëve ishte kryefjala e emisionit “Opinion” këtë të enjte. Gjatë debatit në studio përmendet dhe emri i Flamur Avdylit, i cili u arrestuar mbrëmjen e 21 Tetorit, por u lirua një ditë më pas.
Por, nuk ka vonuar dhe reagimi i tij për të hedhur poshtë akuzat.
Gazetari lexoi reagimin e tij ku thotë :
Unë jam Flamur Avdyli dhe dëgjoj që në emisionin tuaj po përmendet familja dhe emri im. Doja të bëja me dijë për emisionin tuaj dhe ata që ju ndjekin që biznesi dhe puna ime është e ngritur për më shumë se 27 vite në emigrim.
Mbrëmjen e 21 Tetorit një operacion i Policisë së Shtetit në Shijak dhe Durrës çoi në arrestimin e disa anëtarëve të familjes Avdyli. Mes të arrestuarve ishte edhe Flamur Avdyli, i cili u lirua një ditë më vonë./tvklan.al