Flamur Noka përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar për 10 ditë nga parlamenti.
Ky është vendimi i Byrosë së Kuvendit, që u mblodh pasditen e sotme pas kërkesës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Noka u përjashtua nga seanca e sotme për pushtim të foltores së Kuvendit, pasi kërkonte të merrte fjalën për procedurë, ndërkohë që sipas Ruçit ishte në shkelje të rregullores.
/tvklan.al