Flamuri shqiptar ulet gjysmë shtizë në selinë e NATO-s
Flamuri shqiptar është ulur gjysmë shtizë në selinë qendrore të NATO-s, pas tërmetit shkatërrues që goditi mëngjesin e kësaj të marte vendin tonë.
“Flamujt e aleatëve tanë Shqipërisë dhe Francës janë ulur gjysmë shtizë jashtë zyrave qëndrore të NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nder të ushtarëve francezë të rënë në Mali”, thuhet në një postim në Twitter të NATO-s.
The flags of our Allies 🇦🇱Albania and 🇫🇷France are at half-mast outside NATO Headquarters, following the earthquake in Albania and to honour the fallen French soldiers in Mali. pic.twitter.com/RiusEn5jxN
— NATO (@NATO) November 26, 2019
Numri i viktimave si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi këtë të martë Shqipërinë ka shkuar në 18, ndërsa të plagosur janë të paktën 600 persona. Qarqet më të prekura janë Tirana dhe Durrësi./tvklan.al