Flamurtari – Kukësi mbyll javën e dytë
E nisi sezonin e ri më një barazim pa gola në Durrës me Teutan, ndërsa tashmë përballë tifozërisë së vet Flamurtari do të luajë një ndeshje të rëndësishme ndaj Kukësit.
Në pak ditë kundër verilindorëve do të vendoset Albi Alla, i cili deri në sezonin e shkuar luajti pikërisht me këtë skuadër.
“Ky është futbolli, do mundohem të luaj të ndihmoj skuadrën”.
Në Vlorë ka shkuar edhe një prej kapitenëve të Partizanit. Sezonin e shkuar Idriz Batha rezultoi vendimtar në disa ndeshje të rëndësishme.
“Jemi kompletuar si ekip, shpresoj të futemi në ritmin e duhur dhe ta fitojmë ndeshjen”.
Flamurtari – Kukësi është ndeshja që do të mbyllë javën e 2 të Superligës.
Tv Klan