Flamurtari kundër dënimit
Te Flamurtari nuk janë dakord me dënimin që përjashton tifozët nga stadiumi për 4 ndeshje në shtëpi.
Klubi reagoi me anë të një komunikate ku pretendon se vendimi i Komisionit të Disiplinës nuk është mbështetur në rregullore, duke e quajtur masakrën e radhës.
Ndëshkimin sipas Disiplinës erdhi pas parrullave e shprehjeve ofenduese gjatë takimit me Kamzën të dielën e kaluar.
Shpëtim Duro: “
Dy ditë para ndeshjes nuk është pozitiv ky dënim unë nuk dua ta komentoj, por pak nga pak po bëj vitin te Flamurtari dhe besoj se u mësuam me dënime të njëpasnjëshme”.
këtë të dielë Flamurtari luan me Partizanin në Tiranë, por edhe ndeshjet e radhës janë po me kundërshtarë të fortë.
Shpëtim Duro: “
Me këtë ritëm duhet të vazhdojmë se kemi 3 ndeshje, me Partizanin, Kukësin e Skënderbeun dhe i kam thënë, që duhet të tregojmë forcën dhe cilësitë tona në fushë”.
Flamurtarin dhe Partizanin i ndan vetëm 1 pikë dhe kjo sfidë konsideroret si kryendeshja e javës së tetë në Superligë.
Tv Klan