Flamurtari mbyll merkaton
Festat mbaruan dhe Flamurtari i është rikthyer stërvitjes. Disa ditë në Vlorë e më pas në Antalya ku prej 8 Janarit deri më 21 do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore me kundërshtarë që janë ende për t’u përcaktuar. Klubi vlonjat ka afruar 4 lojtarë me nisjen e merkatos së dimrit dhe për trajnerin Duro ekipi tashmë ka luksin e huazimit të ndonjë futbollisti.
Shpëtim Duro:
“Janë shumë por nuk do ketë më afrime sepse jemi të mbingarkuar. Do mendojmë që disa edhe mund të largohen, ndonje huazim. Tani kemi konkurrencë dhe hapësirat do jenë të pakta”.
Edhe pse në vendin e dytë të renditjes, Flamurtari nuk i ka vënë vetes objetiv për të arritur. Ndeshjet do të luhen të gjitha si finale
Shpëtim Duro:
“S’kemi objektiv, të përfaqësojmë Vlorën siç kemi bërë në dy fazat e para”.
Në merkato u përfol edhe interesimi i vlonjatëve për Ledian Memushajn, por mesfushori i kombëtares është nën kontratë me Beneventon. Do të pritet fundi i sezonit për të shrpesuar në një mundësi tjetër.
Tv Klan