Flamurtari ndal Skënderbeun
Flamurtari ndali Skënderbeun e vendit të parë. Në Vlorë, kuqezinjtë u treguan cinikë, nuk arritën të mbajnë avantazhin deri në fund. Ishte minuta e 38, kur në një goditje dënimi topi kromohet, Sidibe me kokë kërkon rrjetën, por topi më parë përplaset në këmbët e Ditmar Bicajt.
Epërsia vazhdoi deri 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt kur Muzaka gjeti golin e barazimit.
Edhe Kukësi u ndal në barazim 2 – 2 në fushën e Kamzës. Fillimisht realizuan miqtë me Kale, por golat e Plakut i dhanë avantazhin e përkohshëm vendasve.
Rumbullaku vendosi barazimin me një gol nga larg. Partizani u mund në Laç. Skuadra kurbinase triumfoi 1 – 0 falë golit të Rexhinaldos në pjesën e dytë. Sulejman Starova nuk e nisi mbarë me të kuqtë. Një ditë më parë Teuta fitoi me rezultatin 3 – 2 në fushën e Luftëtarit.
/Tv Klan