Flamurtari pas fitores së vështirë me Lushnjën
Kur fitorja vjen nga një ndeshje e vuajtur është edhe më e bukur. Flamurtari mori një 3-pikësh të rëndësishëm me Lushnjën që lufton për mbijetesën. Ditmar Bicaj ishte vendimtar edhe në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 65.
Flamurtari lufton në dy fronte, ruajtjen e vendit të dytë dhe në Kupën e Shqipërisë.
Goli i dytë i Flamurtarit u shënua nga Alvesh në minutat shtesë të takimit dhe për zv/trajnerin Jeton Beqiri, ekipi tashmë është më i qetë.
“Piket të japin qetësi dhe siguri, me rëndësi të na kthehen lojtarët e dëmtuar se kemi kalendar të fortë.”
Në takimet e një dite më parë Skënderbeu fitoi 2-1 me Kamzën duke ruajtur distancën me vendin e dytë, ndërsa Laçi barazoi me Luftëtarin 2-2.
Tv Klan