Flamurtari sfidon Laçin
Flamurtari zhvilloi një tjetër transfertë brenda pak ditësh. Skuadra e Shpëtim Duros do të luajë të hënën me Laçin, një ekip që drejtohet nga një ish i vlonjatëve Gentian Mezani, i cili ka marrë 3 pikë në dy ndeshje. Deri më tani ka qenë një kampionat i barazpeshuar sipas Duros ashtu siç pritet të jetë dhe kjo sfidë.
Shpëtim Duro, trajner i Flamurtarit: “Po del fjala ime që është një kampionat i ekulibruar. Në këtë sfidë nuk shoh favoritë”.
Flamurtari nuk fitoi asnjë nga ndeshjet e sezonit si udhëtues ndaj Laçit, por Shëptim Duro ka statistikat e tij.
“Kam qenë gjithmonë me fat me ekipet që kam drejtuar kundër Laçit”.
Java e gjashtë e Superligës nis sot me takimin Skënderbeu – Lushnja, ndërsa përballjet e tjera do të luhen nesër.
Tv Klan