Flamurtari–Tirana, përballen trajnerët


Flamurtari–Tirana, përballen trajnerët

16:52 21/10/2018

Edhe pse prej shumë kohësh punoi me të duke e patur njeriun më të besuar, Ilir Daja nguron t’i urojë Ardian Memës punë të mbarë tek Tirana, pasi flamurtari i tij do të presë bardheblutë në ndeshjen e fundit të fazës së parë.

“Do të jetë ndeshje e luftuar në mesfushë. Kush do jetë më mirë mentalisht do jetë më pranë fitores”

, tha Ilir Daja.

Edhe trajneri i Tiranës, Mema mendon se faktori psikologjik do të jetë vendimtar.

“Fakti që kam qenë atje është pozitive për mua, pasi e njoh kundërshtarin. Gjithsesi çdo kundërshtar duhet të vlerësohet maksimalisht, sepse në të kundërt do kemi problemet që ka pasur Tirana. E kam folur edhe me lojtarët, duhet të jemi të përqëndruar. Këto janë kundërshtarët. Ka shumë pak diferenca dhe përqëndrimi të bën ta fitosh ndeshjen”.

Flamurtari – Tirana do të mbyllë javën e 9 të Superligës.

Tv Klan






Të ngjashme