Flamurtari – Tirana, sfida për mbijetesë
Flamurtari dhe Tirana janë në emergjencë për pikët që t’i shpëtojnë rënies nga Superliga. Dy prej ekipeve më të suksesshëm shqiptarë do të luajë mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Kampionatit po i afrohet fundi dhe pas çdo ndeshje shanset zvogëlohen dhe trajneri i Flamurtarit mendon se duhet luftuar për të arritur synimin.
Shpëtim Duro (Trajner i Flamurtarit): “Unë mendoj që deri në ndeshjen e fundit duhet të jemi me këmbë në tokë të shfrytëzojmë çdo moment që të arrijmë objektivi.”
Trajneri i Tiranës, Mirel Josa shpreson te reagimi ashtu si në derbin me Partizanin.
Mirel Josa (Trajner i Tiranës): “Nëse skuadra ka të njëjtin reagim edhe në Vlorë jemi në rrugën e duhur pavarësisht problemeve që kemi.”
Te Flamurtari mungon kapiteni Telushi për shkak kartonësh, i pezulluar është edhe portieri Bakaj për Tiranën, ndërsa Teqja nuk ia doli të riaftësohej në kohë.
Tv Klan