“Flash” vë në pranga 2 grabitës banesash


“Flash” vë në pranga 2 grabitës banesash

12:25 21/02/2018

Autoritetet në Shijak kanë vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen se një ditë më parë kanë kryer tre vjedhje banesash me thyerje, në lagje të ndryshme të qytetit, si dhe një vjedhje motori në Tiranë.

Në operacionin e koduar “Flash” u arrestuan Florjan Rushiti 29 vjeç dhe Serxho Llaftiu 22 vjeç, të dy banues në Shijak, ndërsa ky i fundit rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga personat në fjalë, konkretisht:

1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore” Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K. ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.

2. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. ku kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme.

3. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T. ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme.

4. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar gjithashtu

“një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për transportimin e sendeve të vjedhura, një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017, katër biçikleta, dy televizorë të markave të ndryshme, njësi kompjuteri, monitorë, tastier dhe tetë disqe alumini”.

/tvklan.al






Të ngjashme