Flavia përlotet në takimin me Saimirin, rrëfen pse është mërzitur


Flavia përlotet në takimin me Saimirin, rrëfen pse është mërzitur

21:30 28/12/2020

Ka nisur tashmë nata e shtatë e spektaklit Love Story në Tv Klan, ku vajzat dhe Saimiri kanë kaluar një javë festive bashkë.

Dhjetë konkurrentet e mbetura janë takuar në vilën e princit, ku kanë shkëmbyer dhurata dhe urime mes njëri-tjetrit.

Kësaj here Saimiri zgjodhi për një takim të shkurtër Flavian, e cila u shpreh se ishte mërzitur që Saimiri nuk kishte pasur takim me të.

Madje ajo u përlot kur tregoi për buqetën me lule që ia kishte dhuruar një shoqe, për ta bërë atë të ndihej më mirë.

Saimiri: Ku je moj Flavia?

Flavia: Jam këtu me ty tani më në fund, më erdhi rasti.

Saimiri: Po pse si kujtove ti që s’do e gjesh rastin? Të pashë në intervista obobo thashë më është mërzitur Flavia.

Flavia: Të filloj unë?

Saimiri: Fillo, hapu shtruar.

Flavia: Do thoja për puthjen që the është stacion, jo destinacion.

Saimiri: Në njohje ti ke një pëlqim ndaj dikujt ose ke një ndjenjë dhe vazhdon me një puthje. Unë nuk mund vetëm të fërkoj duart këtu dhe…

Flavia: S’jam dakord. Nëse jemi 18 vajza, ti i puth të 18-ta pastaj

Saimiri: Po pse i kam puthur të 18-ta, unë kam pasur shumë takime dhe nuk i kam puthur.

Flavia: Ke puthur dy, ti s’mund t’i ndjesh të dyja njëkohësisht. Ti duhet të puthësh atë që ndjen më shumë. Njëra duhet veçuar.

Saimiri: Unë për shembull nuk kam pasur takim me ty dhe nesër pasnesër mund të kemi një takim bashkë dhe unë atë ditë mund të ndihem shumë mirë me ty dhe lind një puthje. Tani ta frenoj veten unë që jo mos e puth Flavian sepse kam puthur Silvanën.

Flavia: Ti përderisa e ke puthur je ndjerë mirë në atë moment dhe pas atij momenti ti i bie që e hedh poshtë atë dhe e bën të ndihet keq.

Saimiri: Ti ke pasur histori dashurie, ke pëlqyer dikë, si i ke thënë ti? Deri kur të martohemi nuk do puthemi? Kur e ke puthur dikë, në çfarë rasti?

Flavia: Normal që jo por kjo është gjë tjetër. Po e kam puthur por një, jo…

Saimiri: Po unë s’jam vetëm këtu, po të isha vetëm do të të puthja vetëm ty.

Flavia: Unë s’jam dakord me këtë.

Saimiri: S’je dakord? Do puthemi vetëm në fund bashkë?

Flavia: Po. Ose kur të ma mbushësh ti mendjen.

Saimiri: Ti kishe hedhur një buqetë lulesh në Instagram, kush ti ka dhuruar? Mendoj se gjyshja nuk dhuron buqeta dashurie.

Flavia: Atë ditë që kam marrë lulet…më vjen për të qarë tani. Thjesht u ndjeva shumë keq që nuk isha në takim edhe…

Saimiri: Po pse nuk më the mua ti të na kisha nisur një buqetë edhe më të madhe?

Flavia: Isha shumë e mërzitur atë ditë sepse mendova se do ta kisha takimin dhe po flisja më një shoqe. Ajo nuk jeton këtu. Thjesht më bëri ato lulet që të bëhesha pak më mirë.

Saimiri: Unë do të të sjell një kamion me lule! Unë thash se kush ti kishte dhuruar. Nuk e kam ditur që je ndjerë kaq keq për këtë gjë. Nuk do të të bëj të ndihesh më keq.

Flavia: Ja e mësove. Megjithëse ke bërë pak gabime dhe më ke mërzitur pak, të kam bërë një dhuratë./tvklan.al






Të ngjashme