Fleckenstein: Reforma elektorale mund të bëhet dhe në këto kushte


Fleckenstein: Reforma elektorale mund të bëhet dhe në këto kushte

16:15 10/04/2019

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian mendon se reforma zgjedhore nga parlamenti aktual mund të realizohet pavarësisht se opozita zyrtare është jashtë saj.

I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Intergimit, Knut Fleckenstein tregohet i rezervuar të komentojë situatën politike në vend, por thotë se është i kënaqur që z.Palmer gjatë vizitës në Tiranë artikuloi të njëjtin qëndrim me Bashkim Europian për këtë çështje.

Fleckenstein shprehet optimist dhe për vijimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja të saj.

Tv Klan






Të ngjashme