Flet babai i Naum Toshit: Nuk besoj që im bir ka vrarë fëmijët


Flet babai i Naum Toshit: Nuk besoj që im bir ka vrarë fëmijët

12:05 10/12/2016

Disa ditë pas ngjarjes makabre në Korçë ku Naum Toshi mbyti me tel dy fëmijët e tij dhe më pas vari veten ka reaguar babai i tij, Andrea Toshi.

Ky ishte personi i parë që u përball me tmerrin dhe gjeti letrën me shënime që i kishte lënë i biri . Sipas tij ngjarja është e pabesueshme, pasi djali i tij Naum Toshi ndryshe nga e ëma Marsela kujdesej gjithmonë për të vegjlit.

Sipas Andrea Toshit ai shpesh here i kishte shprehur pakënaqësitë ndaj gruas së tij . Kjo mund ta ketë çuar drejt kryerjes së krimit thotë gjyshi i fëmijëve.

Por ai bën apel që të zbardhet e vërteta dhe të hetohet Marsela Toshi , nëna e dy fëmijëve pasi mund të jetë autorja kryesore e vrasjes. /tvklan.al






Të ngjashme