Flet gjykata: Askush nuk është mbi ligjin, as presidenti
Një gjykatës në Seattle ka vendosur një ndalim të përkohshëm kombëtar për vendimin e Presidentit Donald Trump për mos lejimin e futjes së emigrantëve nga 7 shtete me shumicë kryesisht myslimane.
Gjykatësi federal James Robart doli kundër pretendimeve të avokatëve të qeverisë, sipas të cilëve Shtetet e Bashkuara nuk kishin legjitimitetin për të sfiduar urdhërin ekzekutiv të Trump.
Urdhëri i firmosur javën e shkuar çoi në protesta e konfuzion në aeroportet amerikane. Rreth 60 mijë viza janë refuzuar që prej asaj dite. Departamenti i Derjtësisë tashmë planifikon që të paraqesë një qëndrim urgjent mbi vendimin.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i përshkruajti direktivat e Trump si “të ligjshme dhe të përshtatshme”.
“Urdhëri i presidentit ka si qëllim mbrotjen e vendit dhe ai ka të drejtën kushtetuese dhe përgjegjësinë të mbrojë popullin amerikan”
, thuhej në deklaratë.
Padia kundër Trump nisi fillimisht nga shteti i Washingtonit, të cilit më pas iu bashkua edhe Minnesota.
Prokurori i Përgjithshëm i Washingtonit e konsideroi ndalimin si të jashtëligjshëm dhe antikushtetues, pasi diskriminon njerëzit në bazë të besimit të tyre fetar.
Vendimi i gjykatës së Seattle është një sfidë e madhe për administratën Trump dhe do të thotë se shtetasit me kombësi nga 7 vendet e ndaluara, teorikisht, janë në gjendje që të aplikojnë për vizë amerikane./tvklan.al