Flet nëna e dy vëllezërve të vrarë: Ju thaftë dora kujt më shtriu djemtë nën dhe
Nëna e dy vëllezërve që u gjetën të vrarë në Maliq, kërkon nga drejtësia të zbardhet ngjarja dhe të zbulohen autorët e vrasjes së djemve të saj.
E pyetur nga gazetarët nëse djemtë kishin konflikte, ajo thotë se nuk ka dijeni dhe nuk kishte vënë re asnjë shqetësim tek fëmijët e saj.
E tronditur nga ngjarja e rëndë, nëna shprehet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi punonin punë të ndryshme me çfarë të mundeshin, por nuk kishin një punë të qëndrueshme.
Nëna: Çfarëdo që të kishin le të trokisnin në derën time, do i përgjigjesha unë, jo të më merrnin jetën e dy trimave. Më mbyllën derën.
Kishin konflikte djemtë?
Nëna: Asgjë nuk më thanë, kurrë nuk m’u ankuan. Nuk e di…
Me çfarë merreshin djemtë? Çfarë pune bënin?
Nëna: Ata kur gjenin punonin. Kur s’gjenin nuk punonin. Punë të ndryshme, me ndonjë shok… Por jo, punë kështu nuk kishin.
Gjatë kësaj kohe që ata munguan në shtëpi, i keni telefonuar?
Nëna: Po po, që në orën 22:00… Atyre ja u kishin marrë telefonat që në datën 7, ja kishin zhdukur. Në orën 22:00 të darkës nuk kishin më telefon.
Ju tentuat komunikimin?
Nëna: 100 herë janë pak.
Kush mendoni se e ka bërë?
Nëna: Unë po ta dija, bashkë me fëmijët e mi e me veten time…
Kanë qenë të shqetësuar djemtë këto kohë?
Nëna: Jo, jo.
Çfarë kërkoni nga policia?
Nëna: Të zbardhet, kujt ju tha dora që të shtrivi në dhe dy djemtë, dy vëllezër.
Keni bërë kërkime vetë si familje?
Nëna: Po, në tërë vendin, në tërë të afërmit tonë, nëpër shokë…
Po policia gjatë këtyre ditëve çfarë ju tha?
Nëna: Asgjë. Po kërkojmë.
/tvklan.al