Flini shumë gjumë për një shëndet më të mirë (19 Gusht 2000)


Flini shumë gjumë për një shëndet më të mirë (19 Gusht 2000)

15:37 19/08/2000

Në këtë fundjavë, për ju që jeni zgjuar herët, këshilla është që të bëni gjumin e plotë. Një studim i fundit e ka renditur mungesën e gjumit si një ndër faktorët kryesorë të shtimit në peshë. Pra, as embëlsirat, as buka dhe as gjimnastika e pakët, nuk arrijnë të bëjnë atë që të sjell pagjumësia. Shkencëtarët amerikanë arrijnë të vërejnë se gjatë periudhës së gjumit të thellë prodhohet një hormon që është i domosdoshëm në mirëqënien e njeriut. Pra të paktën këtë fundjavë, këshilla e mjekëve është: Pushoni mirë dhe plotësoni orët e gjumit që ju kanë mbetur mangut nga java./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme