Flori Mumajesi në dilemë, kërkon ndihmën e fansave
Kantautori mjaft i dashur për të gjithë, Flori Mumajesi i ka munguar muzikës shqiptare me produksionet e tij muzikore. Ai gjithashtu është shkëputur edhe nga rrjetet sociale duke i munguar së tepërmi fansave.
Por së fundmi, përmes postimit të tij në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka gati dy këngë të reja: “Thjesht të du” dhe “Mbaroj”.
Flori ka kërkuar mendimin e fansave se cilën prej këngëve të publikojë duke postuar dy video të shkurtra, të dy projekteve muzikore.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave, por edhe miqve të tij artistë që e kanë përgëzuar për këngët dhe kërkojnë prej tij publikimin e të dy projekteve./tvklan.al