Floriana Garo bëhet nënë për herë të dytë, publikon foton e parë të të birit
Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Floriana Garo është bekuar me një djalë.
Në një postim në Instagram ajo ka postuar dorën e vogëlushit të saj, i cili e ka bërë nënë për herë të dytë.
Bukuroshja e ekranit pas vajzës, ka sjellë në jetë djalin që e ka quajtur Priam.
“Mirë se erdhe në këtë botë Priami ynë! E shijofsh sa më shumë çdo moment. Të duam pa fund! 23.12.2019”. /tvklan.al