Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Rinasit (07 Janar 1999)
Një javë përpara dhe një javë pas Vitit të Ri, aeroporti i vetëm i Shqipërisë, Rinas, ka shënuar numrin më të madh të pasagjerëve nga çdo ditë tjetër e zakonshme. Madje ka qënë e vështirë dhe rezervimi dhe prerja e biletave për të udhëtuar në këto ditë të para të vitit.
Fluksi i udhëtarëve dhe refugjatëve të ardhur me pushime pranë familjes për Vitin e Ri, sot arrin shifrën mbi 500 udhëtarë, që përcjellës për në destinacion kanë qene avionët “Ada Air”, “Adria”, “Malev”,”Turkish” e të tjerë. Të shumtë kanë qenë edhe familjarët përcjellës që kanë qëndruar jashtë hekurave rrethues të aeroportit./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti