Fluks në doganën e Kapshticës
Mbi 30 mijë emigrantë kthehen për festa
Festat kanë shtuar fluksin në doganen e Kapshticës.
Mbi 30 mijë emigrantë janë kthyer në atdhe nga kjo pikë doganore,ndërsa numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë ka qenë më i ulët.
Gjatë 24 orëve të fundit,sipas Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit,kanë hyrë mbi 5 mijë persona dhe kanë dalë rreth 2.500 qytetarë.
Situata në të dyja anët e kufirit është normale dhe nuk raportohen vonesa dhe pritje për kryerjen e procedurave.
Për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarêve pala shqiptare ka hapur 5 sportele për hyrjet dhe dogana greke punon me 3 sportele.
Tv Klan