Fluks në doganën e Morinës
Mijëra kilometra për të festuar në vendin e tyre. Ka fluks në pikat kufitare. E tillë është situata edhe në Morinë dhe në Vermicë të Kosovës.
Emigrantë të shumtë kthehen nga perëndimi në Kosovë, për të festuar pranë familjeve
Por, siç nuk duhet të ndodhë, ata përballen me ndalesa të pajustifikueshme e që mund të zgjidhen fare lehtë me procedura alternative.
Më shumë se dy orë u duhet emigranteve kosovare në doganën e Vermicës për tu pajisur me siguracion 10 apo 15 ditor, ndryshe nuk u lejohet të futen në Republikën e Kosovës.
Ata thonë se është i vetmi shtet qe nuk po e zgjidh këtë problem, qe është kthyer ne një shqetësim për çdo fundvit.
Kartoni jeshil me të cilin operojnë shtetet evropiane përfshin të gjitha vendet përjashtuar Kosovën. Emigrantet fajësojnë institucionet e Kosovës dhe ligjvënësit e tyre për ta zgjidhur edhe këtë problem e për të shmangur vonesat