Fluks në doganën e Morinit
Fundjava ka sjellë fluks në hyrje në doganën e Morinit, në Kukës.
Vetëm në orët e para të mëngjesit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar mbi 4300 automjete nga Kosova.
Autoritete e të dyja palëve kanë kanë vënë në dispozicion të gjitha sportelet për të përballuar fluksin dhe për të mos lënë gjatë në pritje udhëtarët.
Bregdeti është destinacioni i shumë prej atyre, që kanë hyrë në Shqipëri nga pika e Morinit.
Tv Klan