Fluks në Portin e Durrësit – (16 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shtohet nga dita në ditë fluksi i udhëtarëve që kalojnë përmes portës detare më të madhe të Shqipërisë Durrësit. Të ardhurit janë emigrant shqiptar që vijnë për pushime në vendin e tyre por se numrin më të madh e zënë kosovarët që udhëtojnë drejt Kosovës.
Një fluks i tillë ka shtuar intesitetin e punës së doganierve dhe policisë kufitare të portit. Vetëm dje deri në orën 17 e 30 kalatën e trageteve e prekën katër tragete të cilët sollën 2700 pasagjerë dhe më shumë se 400 automjete. Ky fluks që deri në një farë mase qe i papërballueshëm për kontrollorët nuk qe pa pasoja dhe për pasagjerë që sëbashku me fëmijët vuanin në rrezet e nxehta të Gushtit në pritje të kryerjes së procedurave doganore e kufitare.
Fluksi i atyre që do të kalojnë përmes portit të Durrësit pritet të rritet gjë e cila do të sjellë anomali e vonesa të tjera për pasagjerët dhe për punimin e trageteve të cilat nuk i interesojnë askujt./tvklan.al