Fluksi i pushuesve, tragetet Bari –Durrës 4 orë me vonesë


Fluksi i pushuesve, tragetet Bari –Durrës 4 orë me vonesë

12:21 06/08/2018

Fluksi në rritje i udhëtarëve që futën në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit ka sjellë anomalitë e para. Tre tragete të linjës Bari-Durrës, nga shtatë që lundrojnë çdo ditë kanë mbërritur me katër orë vonesë.

Shkak për këtë është bërë nisja me vonesë nga porti i Barit, e ardhur si pasojë e vonesave në kryerjen e procedurave.

Vonesat sipas autoriteteve reflektohen për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve, duke sjellë probleme edhe me oraret e trageteve. Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë afro 12 mijë shtetas si dhe 4 mijë automjete.

Për të përballuar fluksin në rritje autoritetet që operojnë në port po punojnë me kapacitet të plotë me qëllim shmangien e radhëve. /abcnews.al






Të ngjashme