Fluturime të shpeshta në 16 destinacione në Itali


Fluturime të shpeshta në 16 destinacione në Itali

15:36 20/06/2017

Që nga 1 Korriku, destinacionet më të rëndësishme të Italisë me Tiranën do të shtohen, ndërsa fluturimet për qytete si Bari, Ankona e Peskara do të bëhen 5 – 4 herë në javë. Linja e fluturimeve ajrore

Blu Panorama

dhe

Mistral Air

kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila bën të mundur që

Blu Panorama

të kryejë fluturime në 16 aeroporte të Italisë dhe 2 në jug të Francës.

Të dy kompanitë e njoftuan marrëveshjen përmes një konference, ku ftuan operatorët turistikë më të njohur në Shqipëri.

“Bashkëpunimi me Blu Panoramën ka si synim të rrisë frekuencën e fluturimeve nga disa vende më pak të njohura në Itali që janë fluturime ditore nga Bari me një frekuencë prej 5 fluturimesh në javë, ashtu edhe nga Ankona, nga Peskara me 5 fluturime në javë dhe nga Peruxhia me një frekuencë prej 1 fluturimi në javë. Fluturimet dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe gjatë stinës së dimrit”.

Fluturimet e reja do të sjellin edhe tarifa të mira për konsumatorët.

Sigurisht që ato nuk do të jenë të një niveli low cost, por sigurisht që nuk do të jenë as të një niveli spekulativ. Do ofrojmë një frekuencë më të mirë, por për pasagjerët do të ketë edhe çmime dhe tarifa më të arsyeshme.”

Blu Panorama

dhe

Minstral Air

janë ndër kompanitë liderë në tregun italian në fushën e fluturimeve. Gjatë 2016-ës, me

Blu Panorama

kanë udhëtuar 1 milion e 200 pasagjerë, me një xhiro prej 200 milion eurosh.

Tv Klan






Të ngjashme