FMN për varfërinë në Shqipëri – (23 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shumë shpejt do të përcaktohen të ardhurat për frymë dhe nivelin e varfërisë për Shqipërinë. Marrja e këtyre të dhënave janë drejtimet kryesore të programit të ri të bordit të FMN-së. Ky program është i ideuar dhe programuar nga qeveria shqiptare me pjesmarrjen e gjere të shoqërisë civile, si dhe ato ndërkombëtare financiare. Ky program i FMN-së do të masë reduktimin e varfërisë në shërbimet sociale. Sipas këtij programi, ulja e varfërisë është tregues vetëm në saj të rritjes ekonomike. Objektivat për problemet kryesore të varfërisë do të hartohen sipas veçorive të vendit për tu krahasuar me ato të rajonit. Ministria e Financave po zbaton një plan të posaçëm për përmirësimin e punes ne publikimin e te dhnave statistikore, qe lidhen me sektorin fiskal, pra me operacionin dhe borxhin e qeverisë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti