FMN: Perspektiva ekonomike për Shqipërinë, e pasigurtë
“Të reduktohet deficiti dhe ndalohen borxhet e reja”
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria përballet me një perspektivë pasigurie ekonomike për shkak të situatës së pandemisë. Në raportin e fundit të publikuar të hënën, FMN thekson se rreziqet negative për Shqipërinë janë duke u rritur për shkak të rritjes së infeksioneve të reja, ndaj sipas saj një pandemi më e rëndë do të dëmtojë më tej perspektivën ekonomike të Shqipërisë.
Borxhi publik, rreziqet fiskale në rritje dhe niveli relativisht i lartë i kredive me problem, konsiderohen gjithashtu sfida për qeverinë në këtë kohë.
Bordi drejtues i FMN-së rekomandon që rritja ciklike e të ardhurave të përdoret për të arritur një reduktim më të madh të deficitit në 2021, sesa është aktualisht si parandalimin e borxheve të reja.
Tv Klan